Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Serbisë (Elektrodistribucioni i Serbisë, Beograd) ka bërë të ditur se të dielën, më 26 prill 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa zona të jugut të vendit, për shkak të punimeve në rrjetin elektroenergjetik.
Sipas njoftimit zyrtar, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët që furnizohen nga nënstacionet Preshevë dhe Bujanoc, ku ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 17:00.
Gjithashtu, janë paraparë edhe dy ndërprerje të shkurtra në nënstacionin Ristoc, të cilat do të zgjasin rreth 10 minuta, në orën 08:00 dhe 17:00.
Nga kompania theksohet se këto punime janë pjesë e investimeve të vazhdueshme për përmirësimin e stabilitetit dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Sipas tyre, një pjesë e madhe e ndërhyrjeve realizohet pa ndikuar te konsumatorët, por disa aktivitete kërkojnë domosdoshmërisht ndërprerje të përkohshme për arsye sigurie gjatë punës në rrjet.
Qytetarëve u rekomandohet që gjatë kohës së ndërprerjes të shkëpusin pajisjet elektrike nga rrjeti, për t’u shmangur dëmet e mundshme, dhe t’i rikthejnë ato pas rikthimit të furnizimit.
Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet mund të shtyhen, ndërsa konsumatorët do të njoftohen me kohë, thuhet në njoftimin e kompanisë./BujanociNet/






