Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare ish-finalistja e ‘Miss Universe Jamaica’, LaToya Malcolm

Magazina

LaToya Malcolm, ish-finaliste e Miss Universe Jamaica, aktore dhe kërcimtare, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga organizata Miss Universe Jamaica përmes një postimi në Instagram, ku shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit e saj. Malcolm kishte marrë pjesë në konkursin Miss Universe Jamaica 2024, ndërsa po atë vit fitoi edhe […]

Madhësia e shkronjave

LaToya Malcolm, ish-finaliste e Miss Universe Jamaica, aktore dhe kërcimtare, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga organizata Miss Universe Jamaica përmes një postimi në Instagram, ku shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit e saj.

Malcolm kishte marrë pjesë në konkursin Miss Universe Jamaica 2024, ndërsa po atë vit fitoi edhe titullin Miss Jamaica Bikini International 2024.

Organizata e përshkroi atë si një grua të talentuar dhe krenare që përfaqësoi denjësisht skenën e bukurisë në Xhamajkë.

Përveç angazhimit në konkurset e bukurisë, LaToya ishte aktore dhe artiste me më shumë se një dekadë përvojë në industrinë e argëtimit.

Gjithashtu punoi si instruktore kërcimi dhe u përkushtua në projekte që mbështesnin të rinjtë.

Malcolm ishte e përfshirë edhe në projektin “Transition”, i cili synonte t’u ofronte të rinjve trajnime dhe mbështetje për t’u përballur me ndryshimet në jetë.

Lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Edhe Miss Universe Jamaica, Gabrielle Henry, shprehu dhimbjen e saj, duke thënë se ndikimi dhe zëri i LaToyas nuk do të harrohen kurrë. /Telegrafi/