“Na hodhën bombën mbi shtëpi”, Bardhi flet për periudhën e vështirë në jetë

Magazina

Rap-artisti i njohur nga Kumanova, Bardhi, është rikthyer me një intervistë në ‘Grida Duma Podcast’. Ai ka rrëfyer episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën. Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë. “Dyert ishin plot me […]

Madhësia e shkronjave

Rap-artisti i njohur nga Kumanova, Bardhi, është rikthyer me një intervistë në ‘Grida Duma Podcast’.

Ai ka rrëfyer episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën.

Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë.

“Dyert ishin plot me plumba”, kujton këngëtari.Artisti po ashtu tregon se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës, gjersa flet edhe për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj.

I njëjti thekson se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht.

“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës, duke folur edhe për një vajzë dhe dashuri të madhe që po vjen në jetën e tij.

Në fund, bën edhe një deklaratë romantike që nuk kalon pa u vënë re: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara”. /Telegrafi/