Legjendari Jose Mourinho ishte sërish në qendër të vëmendjes përpara derbit të madh të sotëm midis Benfikës së tij dhe Sportingut.
Konkretisht, Mourinho u pyet nga një gazetar i televizionit kombëtar portugez nëse do të ishte në stolin e Benficas sezonin e ardhshëm.
Mourinho iu përgjigj atij me pyetjen e tij:
“A mund të garantosh se do të qëndrosh në RTP sezonin e ardhshëm?”
Gazetari kishte diçka për t’iu përgjigjur:
Kjo u pasua nga të qeshura të forta nga Mourinho, i cili u gëzua shumë nga kjo përgjigje e zgjuar.
Ju kujtojmë se po raportohet gjithnjë e më shumë për largimin e mundshëm të Mourinhos nga Benfica, veçanërisht nëse merret parasysh se Real Madridi pothuajse me siguri do të jetë në kërkim të një trajneri të ri në fund të sezonit. /Telegrafi/






