Mourinho me mesazh lamtumirës pas largimit nga Benfica

Sport

Jose Mourinho i ka thënë lamtumirë Benficës në rrjetet sociale, pas njoftimit zyrtar të klubit portugez se trajneri do t’i bashkohet Real Madridit për një marrëveshje prej 15 milionë eurosh. Trajneri portugez do të zyrtarizohet së shpejti te Real Madridi dhe tashmë ai ka dhënë një mesazh në profilin e tij privat në Instagram, ku […]

Madhësia e shkronjave

Jose Mourinho i ka thënë lamtumirë Benficës në rrjetet sociale, pas njoftimit zyrtar të klubit portugez se trajneri do t’i bashkohet Real Madridit për një marrëveshje prej 15 milionë eurosh.

Trajneri portugez do të zyrtarizohet së shpejti te Real Madridi dhe tashmë ai ka dhënë një mesazh në profilin e tij privat në Instagram, ku falënderon drejtuesit, lojtarët dhe tifozët.

“Dua të falënderoj Presidentin Rui Costa që më dha mundësinë të punoj te Benfica. Përfaqësimi i këtij klubi ka qenë një nder dhe privilegj”.

“Gjithashtu shpreh mirënjohjen time për të gjithë stafin e Benficas për profesionalizmin, përkushtimin dhe ekspertizën e tyre shembullore”.

“Jam sinqerisht mirënjohës ndaj lojtarëve me të cilët pata kënaqësinë të punoja dhe u uroj atyre suksesin më të madh personal dhe profesional”.

“Jam i bindur se kemi ndërtuar një lidhje të fortë në një periudhë të shkurtër kohore: një herë lojtari im, gjithmonë lojtari im”, shkroi Mourinho në Instagram. /Telegrafi/