Sulmuesi Vedat Muriqi ka kujtuar se para 18 viteve ishte duke e shikuar derbin Fenerbahce – Chelsea në Kosovë, ndërsa tani shënoi për ta festuar fitoren e parë të gjigantit turk.
Ylli nga Prizreni ishte heroi i Fenerit në fitoren e madhe 3-2 ndaj Liverpoolit, ku shënoi disa minuta pas inkuadrimit.
Pas ndeshjes, Muriqi për mediat deklaroi se është e pabesueshme se tani pas 18 viteve realizoi golin e triumfit.
“Më kujtohet kur e shikoja lojën Fenerbahce – Chelsea shumë mirë. Po e shikoja me miqtë e mi në Kosovë, para se të bëhesha futbollist”.
“Është e pabesueshme se ai fëmijë u rrit dhe shënoi golin e fitores për fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, 18 vite më vonë”.
Muriqi ndër të tjera edhe deklaroi se është tepër i lumtur me fitoren e arritur ndaj skuadrës angleze.
“Të gjithë e ndjenë këtë, e nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kishim një goditje në shtyllë, pranuam një gol të pafat, por dolëm të suksesshëm, u rikthyem. Kjo është madhështia e Fenerbahces. Sinqerisht i falënderoj të gjithë. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese”, shtoi Muriqi.
Përndryshe, Muriqi me Fenerbahcen do të kërkojnë edhe një fitore në vikend para se të udhëtojë për në Kosovë, për dy ndeshjet e muajit nëntor./Telegrafi/
Vedat Muriqi: “18 sene önce Chelsea’yi 2-1 yendiğimiz maçı Kosova’da arkadaşlarımla birlikte izliyordum. Bugün ise o çocuk büyüdü ve 18 sene sonra ilk galibiyetin golünü attı. İnanılmaz, çok mutluyum.”🥹 https://t.co/5gmtfozrPI
— Siyah Çoraplılar (@siyahcoraplilar) November 4, 2026