Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.
Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi me rezultat 1-2.
Noni Madueke pas vetëm nëntë minutave lojë përfitoi nga asistimi i Gyokeres për të kaluar Arsenalin në epërsi (9’).
Ndërsa, ishte vetë suedezi që më në fund e gjeti rrugën drejtë rrjetës për të dyfishuar epërsinë (38’).
E tëra që bëri Slavia e Pragës ishte goli i nderit, realizuar në minutën e fundit përmes Nowak pas asistimit të Jurasek (90’).
Kësisoj, Arsenali shkon në kuotën e 10 pikëve ndërsa Slavia mbetet me një sosh./Telegrafi/