Modelja egjiptiane ‘shpërthen’ në lot për humbjen ndaj Argjentinës

Magazina

Modelja dhe krijuesja e përmbajtjeve nga Egjipti, Dina Khalil, është përlotur në një video të publikuar në TikTok pas humbjes së kombëtares së saj ndaj Argjentinës. Ajo ka deklaruar se rezultati i ndeshjes ishte i padrejtë dhe se Egjipti, sipas saj, e meritonte fitoren bazuar në lojën e zhvilluar. Në videon emocionale, Khalil tha se […]

Madhësia e shkronjave

Modelja dhe krijuesja e përmbajtjeve nga Egjipti, Dina Khalil, është përlotur në një video të publikuar në TikTok pas humbjes së kombëtares së saj ndaj Argjentinës.

Ajo ka deklaruar se rezultati i ndeshjes ishte i padrejtë dhe se Egjipti, sipas saj, e meritonte fitoren bazuar në lojën e zhvilluar.

Në videon emocionale, Khalil tha se kjo ishte një nga ndeshjet më të padrejta që kishte parë dhe përsëriti se skuadra e saj “e kishte merituar fitoren”.

Megjithatë, ajo theksoi se ishte shumë krenare për lojtarët dhe mënyrën se si luftuan në fushë.

“Jam shumë krenare që jam egjiptiane”, tha ajo, duke shtuar se pavarësisht zhgënjimit, ekipi doli me kokën lart dhe duhet të vlerësohet për paraqitjen e bërë.

Videoja e saj mori reagime të shumta në rrjetet sociale.

Disa ndjekës e mbështetën dhe ndanë zhgënjimin, ndërsa të tjerë menduan se Argjentina e kishte merituar kualifikimin.

Dina është një modele dhe influencuese egjiptiane, e njohur për përmbajtjet e saj në rrjetet sociale rreth modës, udhëtimeve dhe stilit të jetesës.

Ajo është bërë një nga figurat e njohura në Egjipt dhe shpesh shpreh publikisht mbështetjen për kombëtaren e saj. /Telegrafi/