Nga kolegë në partnerë për jetë – propozimi romantik që emocionoi stafin e Hotel Dukagjinit

Magazina

Një moment i veçantë dhe plot emocione është regjistruar në Hotel Dukagjini në Pejë, ku një punonjës ka zgjedhur vendin e punës për t’i propozuar martesë të dashurës së tij. Edhe më e veçantë bëhet historia nga fakti se të dy punojnë në të njëjtin hotel, duke e kthyer ambientin ku kalojnë pjesën më të […]

Madhësia e shkronjave

Një moment i veçantë dhe plot emocione është regjistruar në Hotel Dukagjini në Pejë, ku një punonjës ka zgjedhur vendin e punës për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

Edhe më e veçantë bëhet historia nga fakti se të dy punojnë në të njëjtin hotel, duke e kthyer ambientin ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës në vendin ku nisi një kapitull i ri i lidhjes së tyre.

Propozimi ishte organizuar si një surprizë, në prani të stafit dhe kolegëve, të cilët ishin bërë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.

Pa e ditur se çfarë po e priste, vajza u përball me surprizën e partnerit të saj.

Në momentin kur ai u ul në gjunjë dhe i drejtoi pyetjen e shumëpritur, përgjigjja e saj ishte “Po”, duke shpërthyer menjëherë duartrokitjet dhe emocionet e kolegëve të pranishëm.

Pamjet e këtij propozimi kanë sjellë një atmosferë të veçantë, derisa kolegët e çiftit nuk kanë qenë thjesht dëshmitarë të momentit, por edhe pjesë e një kujtimi që me siguri do ta shoqërojë çiftin për shumë vite.

Ky propozim tregon se dashuria mund të gjejë vend edhe në përditshmërinë më të zakonshme.

Për këtë çift, vendi ku çdo ditë ndajnë punën dhe angazhimet u kthye papritur në skenën e një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tyre. /Telegrafi/