Dhurimi apo kalimi i këpucëve nga një fëmijë te tjetri është një praktikë e zakonshme në shumë familje, sidomos kur këpucët duken ende të ruajtura dhe “si të reja”. Megjithatë, sipas ortopedit Muharrem Hajdari, kjo nuk është e rekomandueshme, veçanërisht te fëmijët në fazën e rritjes dhe zhvillimit.
Për këtë temë, Hajdari në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati.
Në këtë episod, ai trajtoi problemet më të shpeshta ortopedike, shputën te fëmijët, këpucët, artrozën, protezat dhe rëndësinë e lëvizjes.

I pyetur nëse rekomandohet që këpucët e përdorura t’u jepen fëmijëve të tjerë, Hajdari tha se dhuratat në përgjithësi janë të mira, por jo kur bëhet fjalë për këpucë të bartura.
“Dhuratat zakonisht janë të mira, por nuk i kisha preferuar dhuratat e këpucëve që janë të bartura, sidomos te fëmijët”, tha ai.
Sipas ortopedit, arsyeja kryesore është se çdo fëmijë dhe çdo shputë ka formën e vet.
Me kalimin e kohës, këpuca përshtatet me mënyrën se si e ka mbajtur personi i parë, me peshën e tij trupore dhe me mënyrën se si e shpërndan ngarkesën gjatë ecjes.
“Çdo fëmijë, çdo këmbë ose çdo shputë e ka vulën e vet”, shpjegoi Hajdari.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:





