Miratohet buxheti i Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2026

Vendore

Në seancën e parë të rregullt për vitin 2026, është miratuar buxheti i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të funksionimit institucional dhe avancimit të aktiviteteve në shërbim të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Pavarësisht sfidave dhe kufizimeve financiare, mbetet prioritet që çdo mjet buxhetor të administrohet me […]

Madhësia e shkronjave

Në seancën e parë të rregullt për vitin 2026, është miratuar buxheti i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të funksionimit institucional dhe avancimit të aktiviteteve në shërbim të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Pavarësisht sfidave dhe kufizimeve financiare, mbetet prioritet që çdo mjet buxhetor të administrohet me përgjegjësi të lartë, transparencë dhe në funksion të interesit të përgjithshëm.

Këshilli mbetet i përkushtuar për të vazhduar punën në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kolektive, si dhe në zhvillimin e projekteve me rëndësi për komunitetin shqiptar.