Ministria thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve mund të mos lajmërohen në zyrat e pensioneve

Nacionale

<div><div><img width="620" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814984-ministria-thote-se-vetem-disa-kategori-te-pensionisteve-mund-te-mos-lajmerohen-ne-zyr696e854e5fdfb.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ministria-thote-se-vetem-disa-kategori-te-pensionisteve-mund-te-mos-lajmerohen-ne-zyrat-e-pensioneve" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="620" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814984-ministria-thote-se-vetem-disa-kategori-te-pensionisteve-mund-te-mos-lajmerohen-ne-zyr696e854e5fdfb.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ministria-thote-se-vetem-disa-kategori-te-pensionisteve-mund-te-mos-lajmerohen-ne-zyrat-e-pensioneve" loading="lazy"></p>Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton pensionistët se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt para zyreve të pensioneve. Këto kategori janë përfituesit e pensioneve: “kontributive, parciale kontributive, dhe familjare”, thuhet në njoftim. Sipas ministrisë, “pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në</div>

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton pensionistët se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt para zyreve të pensioneve.
Këto kategori janë përfituesit e pensioneve: “kontributive, parciale kontributive, dhe familjare”, thuhet në njoftim.
Sipas ministrisë, “pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi”.
“MFPT ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë:
• Ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës;
• Thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit.
MFPT mbetet e përkushtuar për të siguruar shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta për pensionistët duke ruajtur njëkohësisht integritetin dhe qëndrueshmërinë e skemave pensionale”, thuhet në njoftim.