AC Milani mori një fitore të madhe në shtëpi ndaj Interit, për t’u kthyer sërish në garë për titullin kampion.
Me një triumf 1-0, “Rossonerët” përpos që e mposhtën rivalin lokal edhe iu afruan në -7 pikë në garën për titull të Serie A.
“SofaScore” ka publikuar notat e lojtarëve, ku te Milani u dalluan golashënuesi Estupinan, mbrojtësi De Winter si dhe portieri Mike Maignan me notën 7.7.
Ndërkohë, më i dalluari te “Neurazzurët” pavarësisht humbjes ishte Manuel Akanji me 7.0, kurse “natë të keqe” kaloi Federico Dimarco i cili dështoi edhe nga afërsia së bashku me Bastonin, që u vlerësuan me 6.1 respektivisht 6.2.
Notat e lojtarëve:
Milan – Inter Live Score






