Beyonce shfaqet me fustan jeshil me dantellë, del për herë të rrallë me Jay-Z në Las Vegas

Magazina

Beyonce dhe Jay-Z kanë bërë një paraqitje të rrallë publike së bashku në Las Vegas, ku festuan 20-vjetorin e markës së shampanjës së reperit, Ace of Spades, e njohur zyrtarisht si Armand de Brignac. Këngëtarja 45-vjeçare u shfaq me një fustan të gjelbër me dantellë dhe pupla, të kombinuar me një çantë rozë me shkëlqim […]

Madhësia e shkronjave

Beyonce dhe Jay-Z kanë bërë një paraqitje të rrallë publike së bashku në Las Vegas, ku festuan 20-vjetorin e markës së shampanjës së reperit, Ace of Spades, e njohur zyrtarisht si Armand de Brignac.

Këngëtarja 45-vjeçare u shfaq me një fustan të gjelbër me dantellë dhe pupla, të kombinuar me një çantë rozë me shkëlqim dhe vathë të mëdhenj argjendi.

Ajo i kishte stiluar flokët në valë të buta, ndërsa Jay-Z zgjodhi një veshje tërësisht të zezë, të kompletuar me një zinxhir diamantesh, shkruan DailyMail.

Çifti u fotografua dorë për dore teksa drejtohej drejt klubit të natës Omnia, pas mbrëmjes kushtuar markës së shampanjës.

Paraqitja e tyre vjen pak ditë pasi vajza e tyre, Blue Ivy, 14 vjeçe, u ngjit papritur në skenë gjatë koncertit të Jay-Z në Los Angeles, ku e shoqëroi të atin duke luajtur në tastierë gjatë interpretimit të dy këngëve të tij.

Beyonce ishte gjithashtu e pranishme në koncert, në një suitë VIP, ku u pa duke kënduar dhe duke u shoqëruar me ish-anëtaret e grupit Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Beyonce dhe Jay-Z janë të martuar që prej vitit 2008 dhe kanë tre fëmijë: Blue Ivy dhe binjakët Rumi e Sir. /Telegrafi/

Komentet