Meriton Rama publikon projektin e tij të parë muzikor “TOKË” – tashmë i disponueshëm në të gjitha platformat

Magazina

Artisti i ri shqiptar, Meriton Rama, ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, “TOKË”, të shoqëruar me videoklip zyrtar, i cili tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat kryesore muzikore. “TOKË” sjell një kombinim të emocioneve, tingullit modern dhe një produksioni vizual të realizuar me kujdes, duke shënuar nisjen e rrugëtimit artistik të […]

Madhësia e shkronjave

Artisti i ri shqiptar, Meriton Rama, ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, “TOKË”, të shoqëruar me videoklip zyrtar, i cili tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat kryesore muzikore.

“TOKË” sjell një kombinim të emocioneve, tingullit modern dhe një produksioni vizual të realizuar me kujdes, duke shënuar nisjen e rrugëtimit artistik të Meriton Ramës.

Muzika është prodhuar nga ARNON, ndërsa teksti është shkruar nga Meriton Rama.

Videoklipi është realizuar nën regjinë e Jasmin Rexhepit (Anamor Studio).

Me këtë projekt, Meriton Rama prezantohet për herë të parë para publikut, duke sjellë një identitet të veçantë artistik dhe një realizim profesional.

“TOKË” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.

Projekti është publikuar në Spotify, Apple Music, YouTube Music, Deezer, Amazon Music dhe platformat e tjera muzikore, ndërsa videoklipi zyrtar mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Meriton Ramës në YouTube. /Telegrafi/