Formacionet zyrtare, Australi – Egjipt: Salah udhëheq ‘Faraonët’ nga minuta e parë

Sport

Kombëtarja e Egjiptit do të përballet me atë të Australisë me fillim nga ora 20:00 në kuadër të fazës së 1/16-tës së finales në Kampionatin Botëror 2026. Të dy përzgjedhësit Tony Popovic (Australi) dhe Hossam Hassan (Egjipt) kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të kësaj ndeshjeje. Australia i ka qëndruar besnike skemës 3-4-2-1 si zakonisht në […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Egjiptit do të përballet me atë të Australisë me fillim nga ora 20:00 në kuadër të fazës së 1/16-tës së finales në Kampionatin Botëror 2026.

Të dy përzgjedhësit Tony Popovic (Australi) dhe Hossam Hassan (Egjipt) kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të kësaj ndeshjeje.

Australia i ka qëndruar besnike skemës 3-4-2-1 si zakonisht në këtë me Nestory Irankundan që do të jetë pikë reference në sulm.

Te Egjipti në anën tjetër starton nga minuta e parë kapiteni Mohamed Salah, ndërsa titullar është edhe ylli i Manchester Cityt, Omar Marmoush.

Australi: Beach; Circati, Souttar, Herrington; Bos, O’Neill, Irvine, Behich; Volpato, Metcalfe; Irankunda.

Egjipt: Shobeir; Hafez, Ibrahim, Rabia, Hany; Attia, Fathy; Ziko, Salah, Ashour; Marmoush.