Melania Trump tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi reagime të shumta gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar me rastin e Ditës së Nënës dhe të dedikuar nënave dhe familjeve të ushtarëve amerikanë.
Ajo mbajti një fjalim për të pranishmit, ku foli për rolin e bashkëshortit të saj, Donald Trump, si udhëheqës.
Gjatë deklaratës, Melania u përpoq ta portretizonte Trumpin jo vetëm si figurë të fortë politike, por edhe si njeri me ndjeshmëri.
“Shumica e njohin bashkëshortin tim si një udhëheqës të fortë, por empatia e tij e tejkalon atë rol…”, tha ajo para të ftuarve.
Mirëpo, sapo u dëgjua kjo fjali, publiku shpërtheu në të qeshura, ndërsa edhe vetë Trump reagoi me buzëqeshje dhe duke ngritur supet, sikur të pranonte me humor situatën.
Edhe Melania, sipas raportimeve, e pati të vështirë të ruante seriozitetin dhe u duk se u kap nga momenti, teksa vazhdonte fjalimin.
Pamjet nga kjo pjesë e eventit u shpërndanë me shpejtësi në internet dhe u bënë virale në rrjete sociale, ku përdoruesit nisën të komentojnë deklaratën e saj. /Telegrafi/






