Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, do të presë të enjten në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues nga Moska dhe Kievi, përpara bisedimeve në Abu Dhabi që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Takimi vjen në një kohë kur negociatat kanë ringjallur shpresat për paqe, ndërsa pushtimi i plotë rus i Ukrainës po hyn në vitin e pestë. Afrimi i fundit mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin ka ngritur gjithashtu shqetësime se Shtetet e Bashkuara mund të distancohen nga Kievi.
Këshilltari i Kremlinit për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar, Kirill Dmitriev, dhe ombudsmania për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova, planifikojnë të takohen me Melania Trump të enjten, “nëse realizohen të gjitha përgatitjet logjistike”, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse TASS, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.
Edhe ombudsmani ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, njoftoi se do të takohet me zonjën e Parë amerikane në Uashington, transmeton Telegrafi.
“Jam nisur drejt Uashingtonit. Na presin takime të rëndësishme. Por, derisa jam rrugës, dua t’ju pyes diçka: Nëse do të mund t’i përcillnit një mesazh të vetëm zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, çfarë do t’i thoshit”, shkroi ai të mërkurën në Facebook.
Zyra e Melania Trump kishte bërë të ditur më herët se ajo do të bashkonte personalisht në Shtëpinë e Bardhë përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës, dy vende që aktualisht janë në luftë.
Takimi zhvillohet pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se kishte zhvilluar bisedime “shumë të hollësishme, që zgjatën një orë e gjysmë” me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në prag të takimit të javës së ardhshme në Abu Dhabi. Këto pritet të jenë bisedimet e para mes të tri palëve që nga shkurti.
Të mërkurën, Zelenskyy i akordoi Melania Trump një dekoratë shtetërore ukrainase, në shenjë vlerësimi për rolin e saj në ndërmjetësimin e një armëpushimi të pjesshëm, i cili mundësoi evakuimin e civilëve nga një qytet nën pushtimin rus.
We just had a very detailed, hour-and-a-half-long conversation with Steve Witkoff @SEPeaceMissions and Jared Kushner @jaredkushner. We are preparing for a trilateral format at the team level between Ukraine, the United States, and Russia – to take place in less than a week. Today, there was also a substantive meeting in Brussels involving our team, teams from America, the EU, France, the United Kingdom, Germany, NATO, the World Bank, and representatives of the global business community. The meeting focused on postwar recovery. There will be another meeting in Brussels tomorrow on security guarantees for Ukraine. The negotiations must move forward at full throttle to bring this war to an end as quickly as possible. Ukraine is ready to take the necessary steps. Our proposals are clear, and we have given them to the American side. Air defense is an important priority, and we discussed this as well. We need interceptors for Patriot systems to protect lives from Russian attacks. We must also continue working on each of the bilateral tracks with America. This applies to the Drone Deal format in particular. Ukraine is grateful to the United States for its support for Ukraine’s independence, our people, and diplomatic efforts. Peace has no alternative, and postwar security guarantees must be truly cast-iron. We are working to make this happen! Glory to Ukraine!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 4, 2026
“Me këtë dekret, Urdhri i Princeshës Olga, i Klasit të Parë, i akordohet Melania Trump, Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës ukrainase.
Në arsyetimin e dekoratës përmendet “kontributi i saj i rëndësishëm personal në mbështetjen humanitare për Ukrainën, si dhe angazhimi aktiv në fushën e të drejtave të njeriut dhe veprimtarinë bamirëse”.
Sipas një deklarate të zyrës së saj, Melania Trump kishte ndërmarrë vetë nismën për të siguruar një armëpushim në Oleshky dhe në zonat përreth të rajonit të Hersonit.
Zonja e Parë pritej të mbante një fjalim në Shtëpinë e Bardhë të enjten, në orën 11:00 sipas kohës lokale.
Muajin e kaluar, Melania Trump kishte njoftuar për një armëpushim të lokalizuar mes forcave ukrainase dhe ruse, me qëllim që banorët e Oleshky-t, në frontin jugor, të mund të largoheshin pas disa javësh mungese të ushqimit dhe ilaçeve.
Ndalimi i rrallë i luftimeve, i respektuar nga të dyja palët, mundësoi çminimin e rrugëve dhe largimin e banorëve drejt Ukrainës ose Rusisë.
“Ky rezultat shënon një nismë diplomatike të paprecedentë nga ana e një Zonje të Parë amerikane”, thuhej në deklaratën e zyrës së saj.
Melania Trump është përfshirë gjithashtu në përpjekjet për kthimin e fëmijëve ukrainas të dërguar në Rusi. /Telegrafi/