Mbrojtja kërkon pafajësi për Jakup Krasniqin: S’ka prova për akuzat e pretenduara

Nacionale

<div><div><img width="615" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821324-mbrojtja-kerkon-pafajesi-per-jakup-krasniqin-ska-prova-per-akuzat-e-pretenduara.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="mbrojtja-kerkon-pafajesi-per-jakup-krasniqin:-s’ka-prova-per-akuzat-e-pretenduara" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="615" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821324-mbrojtja-kerkon-pafajesi-per-jakup-krasniqin-ska-prova-per-akuzat-e-pretenduara.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="mbrojtja-kerkon-pafajesi-per-jakup-krasniqin:-s’ka-prova-per-akuzat-e-pretenduara" loading="lazy"></p>Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatja e mbrojtjes, Venkateswari Alagendra, ka nisur fjalën përfundimtare në rastin ndaj Jakup Krasniqi, duke kërkuar nga trupi gjykues shpalljen e tij të pafajshëm. Para gjykatës, Alagendra deklaroi se shumë nga pretendimet e përfshira në raportet e mëhershme kanë qenë, sipas saj, hiperbolike dhe nuk kanë çuar</div>

Madhësia e shkronjave

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatja e mbrojtjes, Venkateswari Alagendra, ka nisur fjalën përfundimtare në rastin ndaj Jakup Krasniqi, duke kërkuar nga trupi gjykues shpalljen e tij të pafajshëm.
Para gjykatës, Alagendra deklaroi se shumë nga pretendimet e përfshira në raportet e mëhershme kanë qenë, sipas saj, hiperbolike dhe nuk kanë çuar në ngritjen e akuzave konkrete.
Ajo theksoi se në këtë proces gjyqësor nuk ekziston asnjë akuzë për trafikim organesh dhe se, sipas saj, raportet e përmendura nuk përfshijnë pretendime për vepra penale të kryera nga Krasniqi,
“Shumë prej pretendimeve hiperbolike të përfshira në atë raport nuk kanë çuar në ngritjen e akuzave. Siç e dini, nuk keni asnjë akuzë për trafikim organesh këtu para kësaj gjykate, dhe ky raport nuk përfshin asnjë pretendim për vepër penale të kryer nga Jakup Krasniqi. Një gjë është e qartë, para pesë vitesh, Jakup Krasniqi është arrestuar dhe i është hequr liria. Ai ka qëndruar në objektin e paraburgimit për 1,126 ditë, larg bashkëshortes së tij, katër fëmijëve dhe njëmbëdhjetë nipërve e mbesave. Ne me respekt parashtrojmë që ju, i nderuar gjykatës, të merrni vendim pafajësie për të gjitha akuzat e ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’ju bëjmë thirrje që, duke u mbështetur në prova, ta shpallni të pafajshëm z. Krasniqin. Lejojeni këtë 75-vjeçar të kthehet te familja e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti pranë familjes”, tha Alagendra.