Mbi 180 pasagjerë përjetuan momente frike gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi teksa një ‘power bank’ u përfshi nga flakët

Bota

Mbi 180 pasagjerë përjetuan momente frike në një aeroplan të kompanisë IndiGo, që po fluturonte nga New Delhi drejt Chennai, pasi një bateri portative (power-bank) u përfshi nga flakët në dollapin e bagazheve në kabinë. Për shkak të incidentit, aeroplani Airbus A321 u detyrua të devijonte drejt Hyderabadit, ku u ul në mënyrë të sigurt, […]

Madhësia e shkronjave

Mbi 180 pasagjerë përjetuan momente frike në një aeroplan të kompanisë IndiGo, që po fluturonte nga New Delhi drejt Chennai, pasi një bateri portative (power-bank) u përfshi nga flakët në dollapin e bagazheve në kabinë.

Për shkak të incidentit, aeroplani Airbus A321 u detyrua të devijonte drejt Hyderabadit, ku u ul në mënyrë të sigurt, pa u lënduar asnjë pasagjer.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë flakët brenda dollapit të bagazheve, ndërsa disa pasagjerë përpiqen ta shuajnë zjarrin me rroba dhe çanta.

Kompania IndiGo konfirmoi se ekuipazhi reagoi menjëherë pasi u zbulua tym nga një pajisje elektronike personale, ndërsa pilotët vendosën të uleshin në Hyderabad për arsye sigurie.

Fluturimi 6E 6115 ishte nisur në orën 13:30 dhe pritej të mbërrinte në Chennai në orën 16:00, por u ul në Hyderabad në orën 16:00.

Bateritë litium-jon që përdoren në power bank mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarr, ndaj pasagjerët duhet të respektojnë rregullat e sigurisë për transportin dhe përdorimin e tyre gjatë fluturimit. /Telegrafi/