MPB njoftoi se janë sanksionuar katër shoferë të cilët me automjete bllokuan në mënyrë të parregullt një bulevard në Shkup.
“Lidhur me videon e publikuar në disa media, në të cilën shihet se disa automjete pengojnë qarkullimin në bulevardin „Jane Sandanski“ në Shkup, sot (11.10.2026), në Njësinë për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup janë thirrur D.G. (28), i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, M.P. (25), i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „BMW“ me targa të Shkupit, L.B. (48), i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, dhe S.S. (23), i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „Suzuki“ me targa të Shkupit.”, informoi MPB.
Ndaj personave janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor për kundërvajtjen e kryer në komunikacion dhe ata do të përballen me gjobat e parashikuara ligjore.






