Marrëveshja me Danimarkën për burgje, avokatët paralajmërojnë: Mund të vështirësohet trajtimi i të ndaluarve

Nacionale

Në Kosovë janë tri Qendra funksionale të paraburgimit në komuna të ndryshme, por sipas avokatëve këto janë të pamjaftueshme. Mbyllja e Qendrës së paraburgimit në Gjilan për t’u akomoduar për marrëveshjen me Danimarkën për sjelle të burgosurve në Kosovë, mund të shkaktojë probleme edhe më shumë, por sipas Shërbimit Korrektuese ka mjaftueshëm vende të lira. […]

Madhësia e shkronjave

Në Kosovë janë tri Qendra funksionale të paraburgimit në komuna të ndryshme, por sipas avokatëve këto janë të pamjaftueshme. Mbyllja e Qendrës së paraburgimit në Gjilan për t’u akomoduar për marrëveshjen me Danimarkën për sjelle të burgosurve në Kosovë, mund të shkaktojë probleme edhe më shumë, por sipas Shërbimit Korrektuese ka mjaftueshëm vende të lira.

Qendra të paraburgimit sikurse kjo në Prishtinë, janë edhe në komunën e Pejës e Prizrenit e së fundmi ajo e Gjilanit u mbyll për shkak të marrëveshjes me Danimarkën që të sistemohen të burgosur nga ky vend atje.

Por, këto qendra nuk po duken të mjaftueshme sipas avokatëve, të cilët thonë se të tilla duhet të ketë edhe në komuna tjera të mëdha.

“Gjakova në mënyre të pabarabartë është privuar nga e drejta për të pasur një qendër të paraburgimit sikurse qendrat e tjera në nivel të Kosovës”, ka theksuar Meshar Selimaj – avokat.

Sipas Driton Muharremit, Qendrat e paraburgimit që janë funksionale aktualisht vazhdimisht janë të mbipopulluara dhe kjo shkakton probleme të shpeshta, tek përmend rastet kur të edhe të ndalurit nuk kanë pasur ku të qëndrojnë.

“Kemi pas disa raste ku kemi pasur me dhjetra e dhjetra të ndaluar dhe ata janë detyruar që në mungesë të qendrave të ndalimit të bëjnë zgjidhje sic është rasti i BKS-së në Prizren ku nuk kanë pasur ku ti kthejnë të ndaluarit pas urdhërit të gjyqtarit që ata të qëndrojnë edhe 24 orë në ndalim dhe janë detyruar që brenda natës të bëjnë marrëveshej me SHKK-në që të ju lejohet një pavijon i qendrës së paraburgimit në Lipjan”, ka deklaruar Driton Muharremi – avokat.

Sipas Ardian Bajraktarit, nëse marrëveshje sikurse ajo me Danimarkën, arrihen edhe me shtete të tjera, mund të sjellë probleme serioze në Kosovë.

“Ajo çka në fakt vlerësohet është që marrëveshja me danezët e kam vlerësuar edhe më parë që të mos procedohet edhe me ndonjë shtet tjetër sepse sic kemi qenë të njoftuar ka pasur edhe kërkësa, mirëpo një gjë e tillë vlerësoj se nuk do duhej të bëhej trend që të ketë edhe të tjerë për faktin që nëse ka të tilla mund ta vështirësojë çështjen e trajtimit konform standardeve të personave të cilët ndalohen”, ka theksuar Bajraktari.

Në shërbimin Korrektues të Kosovës, nuk kanë treguar për numrin e personave që kanë aktualisht nën masën e paraburgimit por vetëm se numri i tyre është i mjaftueshëm për nevojat aktuale të sistemit korrektues, dhe se në komunat ku nuk ka qendra të tilla, nuk është numri i banorëve përcaktues për ndërtimin e një qendre të tillë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës aktualisht ka në funksion këto institucione: Qendrën Korrektuese Dubravë në Istog, Qendrën Korrektuese Smrekonicë në Vushtrri, Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan , Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Qendrën e Paraburgimit në Pejë, Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si dhe Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë. Vlerësojmë se institucionet ekzistuese janë të mjaftueshme për përmbushjen e nevojave aktuale të sistemit korrektues. Sa i përket ndërtimit të qendrave të paraburgimit në komunat që aktualisht nuk kanë të tilla, ju njoftojmë se nuk është numri i banorëve të një komune të caktuar ai që e përcakton nevojën për ndërtimin e një qendre korrektue.”

Në aksione ku ka numër të lartë të të arrestuar, siç ishte rasti me Byronë Kosovare të Sigurimeve e për vjedhje të votave, u ngritën shqetësime se të ndaluarit nuk kishin vend ku të sistemoheshin, derisa ishin në pritje të vendimit të gjykatës./Tv Dukagjini