Lutfi Haziri falënderon të pranishmit në varrimin e vëllait

Nacionale

<div><div><img width="640" height="477" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/lutfi.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="754" height="562" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/lutfi.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Ish-kryetari i Gjilanit dhe anëtar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e vëllait të tij, Bedriut – i cili para pak ditësh vdiq pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e varrimit në Facebook, përmes të cilave ka shkruar se vëllai i […]</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-kryetari i Gjilanit dhe anëtar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e vëllait të tij, Bedriut – i cili para pak ditësh vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.
Ai ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e varrimit në Facebook, përmes të cilave ka shkruar se vëllai i tij do të mbahet mend përherë për shpirtin e bardhë dhe si një njeri që nuk e ka lënduar kurrë askënd.
“Në këto ditë dhimbjeje për vëllaun tonë, Bedriun, në emër të familjes, ju falënderoj prej fundit të zemrës për pjesëmarrjen në varrim, telegramet, mijëra mesazhe e mijëra vizita ngushëllimi nga të gjithë ju, kudo që jetoni. Lamtumirë, vëlla. Do të kujtojmë përgjithmonë për shpirtin e bardhë e njerëzinë dhe si njeri që nuk e ke lëndu kurrë askënd. Sa jetove, na ke dhënë veç dashni. Shpirti yt bën dritë”, ka shkruar Haziri.