Lulzim Aliu: Bizneset janë shtyllë e zhvillimit ekonomik, PDK i ka në qendër të programit qeverisës

Nacionale

<div><div><img width="592" height="362" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807509-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Lulzim Aliu: Bizneset janë shtyllë e zhvillimit ekonomik, PDK i ka në qendër të programit qeverisës" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="592" height="362" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807509-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Lulzim Aliu: Bizneset janë shtyllë e zhvillimit ekonomik, PDK i ka në qendër të programit qeverisës"></p>Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka deklaruar se bizneset vendore janë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe se ato zënë një vend qendror në programin qeverisës të PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. Aliu, bashkë me deputetin Elmi Reçica, sot kanë vizituar në Viti kompaninë e</div>

Madhësia e shkronjave

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka deklaruar se bizneset vendore janë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe se ato zënë një vend qendror në programin qeverisës të PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Aliu, bashkë me deputetin Elmi Reçica, sot kanë vizituar në Viti kompaninë e prodhimit të dyerve dhe dritareve “Europlast”, në pronësi të z. Nikollë Jakovi, e cila punëson dhjetëra punëtorë.
Gjatë vizitës, Aliu theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve prodhuese vendore, duke nënvizuar se PDK është e përkushtuar të krijojë politika që nxisin prodhimin, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.