Luka Modric e shpëton AC Milanin, fiton me mund ndaj Pisas

Sport

<div><div><img width="640" height="379" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/modric.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="819" height="485" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/modric.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>AC Milani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Pisa, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A. “Rossonerët” arkëtuan pikët e plota falë triumfit 1-2, sfidë që doli mjaftë e baraspeshuar. Ruben Loftus-Cheek shënoi nga afërsia me kokë pas harkimit të Athekame për të kaluar Milanin në epërsi (39’). Niclas Fullkrag […]</div>

Madhësia e shkronjave

AC Milani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Pisa, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.
“Rossonerët” arkëtuan pikët e plota falë triumfit 1-2, sfidë që doli mjaftë e baraspeshuar.
Ruben Loftus-Cheek shënoi nga afërsia me kokë pas harkimit të Athekame për të kaluar Milanin në epërsi (39’).
Niclas Fullkrag pastaj shënoi por që VAR-i ia anuloi golin për pozitë jashtë loje.
I njëjti pastaj nuk shfrytëzoi rastin e artë për të realizuar nga penalltia (56’).
Pisa arriti të kthehet në lojë falë Felipe Loyola që u gjend në vendin e duhur për të shënuar në portën e zbrazur (71’).
Sidoqoftë, heroi i Milanit ishte Luka Modric që pas një aksioni të shpejtë nuk gaboi përballë portierit vendas (85’).
Situata për mysafirët më vonë u përkeqësua kur Adrien Rabiot u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por arritën ta ruanin rezultatin.
Kësisoj, Milani ngjitët në pozitën e dytë me 53 pikë ndërsa Pisa në fund me 15 sosh.