LIVE: Finalja e ‘Eurovision 2026’

Magazina

Sonte (e shtunë) më 16 maj, mbahet finalja e ‘Eurovision 2026’, një prej ngjarjeve më të mëdha evropiane të industrisë së muzikës. Spektakli zhvillohet drejtpërdrejt nga ‘Wiener Stadhalle’ në Vjenë të Austrisë, vendi që e mirëpret edicionin e këtij viti pasi ishte fitues vitin e kaluar. Në këtë mbrëmje të madhe do të ngjiten në […]

Madhësia e shkronjave

Sonte (e shtunë) më 16 maj, mbahet finalja e ‘Eurovision 2026’, një prej ngjarjeve më të mëdha evropiane të industrisë së muzikës.

Spektakli zhvillohet drejtpërdrejt nga ‘Wiener Stadhalle’ në Vjenë të Austrisë, vendi që e mirëpret edicionin e këtij viti pasi ishte fitues vitin e kaluar.

Në këtë mbrëmje të madhe do të ngjiten në skenë plot 26 shtete, të cilat do të garojnë për të fituar trofeun e këtij viti, ndërsa Shqipëria prezantohet nga Alis me këngën “Nan”.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet e fundit, hap pas hapi, gjatë kësaj finaleje të madhe.

Kjo është renditje zyrtare e performancave të shteteve që garojnë sonte në finalen e ‘Eurovision 2026’.

Shqipëria është e pesta në garë, me çka për t’u votuar do të duhet që shqiptarët nga shtetet e tjera të dërgojnë kodin 05 në numrat përkatës.

Sivjet, ‘Eurovision 2026’ në Vjenë vjen me sloganin “United by Music – in the Heart of Europe (Bashkuar nga muzika – në zemër të Evropës)”, një moto që e thekson edhe më shumë frymën bashkuese të festivalit në jubileun e 70-të të organizimit.

Ky mesazh ndërtohet mbi sloganin e përhershëm “United by Music” të vendosur nga EBU (Unioni i Transmetuesve Evropianë), ndërsa i shton një “prekje” lokale Austrisë, duke e vendosur garën në zemër të Evropës.