Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë

Nacionale

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Përmes një njoftimi publik, LDK-ja ka prezantuar ekipin prej 110 kandidatëve, duke e cilësuar atë si një listë që përfaqëson vizionin për një Kosovë me institucione të forta, zhvillim dhe orientim të palëkundur perëndimor. “Kjo është lista […]

Madhësia e shkronjave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një njoftimi publik, LDK-ja ka prezantuar ekipin prej 110 kandidatëve, duke e cilësuar atë si një listë që përfaqëson vizionin për një Kosovë me institucione të forta, zhvillim dhe orientim të palëkundur perëndimor.

“Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës. 110 kandidatë. 110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj”, thuhet në njoftimin e partisë.

LDK-ja ka vlerësuar se lista bashkon përvojën politike me energjinë e re, duke përfshirë kandidatë nga fusha të ndryshme akademike, profesionale dhe qytetare, si dhe përfaqësues nga diaspora dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

“Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës”, thuhet më tej në njoftim.

Partia ka theksuar se kandidatët e saj synojnë të ofrojnë më shumë stabilitet, siguri dhe shpresë për qytetarët, ndërsa zgjedhjet e 7 qershorit i ka cilësuar si “dita e ringritjes së madhe”./Telegrafi.