Të enjten, Zyra ligjore “Access Law Office” ka pranuar aktvendimin e organit kompetent përmes të cilit lirohet nga aktakuza këngëtari i njohur, Labinot Rexha.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga avokati Burim Halili, i cili ka përfaqësuar Rexhën gjatë gjithë procesit gjyqësor.
Sipas njoftimit, vendimi i fundit konfirmon qartë drejtësinë e çështjes dhe përfaqësimin dinjitoz e profesional të klientit gjatë gjithë procedurës.
“Me datë 20.02.2026 kemi pranuar në zyrën tonë ‘Access Law Office’ aktvendimin i cili e liron klientin tonë nga aktakuza me vendim të organit kompetent. Ky vendim konfirmon qartë drejtësinë e çështjes dhe përfaqësimin dinjitoz e profesional të klientit tonë gjatë gjithë procesit”, thuhet në reagim.
Nga kjo zyrë ligjore theksohet se do të vazhdojnë të mbeten të përkushtuar në ofrimin e përfaqësimit profesional, etik dhe të pakompromis, duke mbrojtur me integritet të plotë të drejtat dhe interesat e klientëve të tyre.
Vendimi në fjalë i jep fund procedurës ndaj këngëtarit, duke e liruar atë nga çdo akuzë e ngritur më herët.
Lirohet nga aktakuza këngëtari i njohur, Labinot Rexha – reagon avokati Burim Halili
<div><div><img width="640" height="358" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/labii-3.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="866" height="485" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/labii-3.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Të enjten, Zyra ligjore “Access Law Office” ka pranuar aktvendimin e organit kompetent përmes të cilit lirohet nga aktakuza këngëtari i njohur, Labinot Rexha. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga avokati Burim Halili, i cili ka përfaqësuar Rexhën gjatë gjithë procesit gjyqësor. Sipas njoftimit, vendimi i fundit konfirmon qartë drejtësinë e […]</div>






