Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805696-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805696-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës"></p>Isni Kilaj është liruar përkohësisht me kusht nga Gjykata Special me kusht, pas shqyrtimit më të fundit të paraburgimit nga Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajit, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Rasti 12”). Lidhur me këtë ka reaguar Organizata e Veteranëve të</div>

Madhësia e shkronjave

Isni Kilaj është liruar përkohësisht me kusht nga Gjykata Special me kusht, pas shqyrtimit më të fundit të paraburgimit nga Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajit, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Rasti 12”).
Lidhur me këtë ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët e kanë mirëpritur këtë lajm.
Nga OVL është thënë se vendimi rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.
Postimi:
OVL UÇK i gëzohet lajmit për lirimin me kusht të bashkëluftëtarit tonë, z. Isni Kilaj, nga Gjykata Speciale.
Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim.
Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.