Liga e Kampionëve/ Real Madridi për rikthim ndaj Bayern Munich, Arsenali do gjysmëfinalen ndaj Sporting

Sport

Sot (e mërkurë) rikthehet sërish para ekranit Liga e Kampionëve me dy super përballje të cilat do të kompletojnë çiftet gjysmëfinaliste për sezonin 2025/2026. Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Díaz; Kane. Real Madrid: Lunin; Alexander-Arnold, Militao, Rudiger, Mendy; Díaz, Bellingham, Valverde, Guler; Vini Jr, Mbappé Arsenal: Raya, Mosquera, Saliba, […]

Madhësia e shkronjave

Sot (e mërkurë) rikthehet sërish para ekranit Liga e Kampionëve me dy super përballje të cilat do të kompletojnë çiftet gjysmëfinaliste për sezonin 2025/2026.

Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Díaz; Kane.

Real Madrid: Lunin; Alexander-Arnold, Militao, Rudiger, Mendy; Díaz, Bellingham, Valverde, Guler; Vini Jr, Mbappé

Arsenal: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapié, Zubimendi, Rice, Madueke, Eze, Martinelli, Gyökeres.

Sporting: Rui Silva, Quaresma, Diomande, Inácio, Maxi Araújo, Hjulmand, Morita, Catamo, Trincão, Pedro Gonçalves, Luis Suárez.

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Real Madridit në “Allianz Stadium”, ndërsa në duelin tjetër Arsenali do t’i bëjë konak Sporting Lisbonës në “Emirates Stadium”.

Në duelin e parë ‘Los Blancos’ do të synojnë rikthimin e rezultatit pas disfatës që ua shkaktuan bavarezët me rezultat 2-1 në “Santiago Bernabeu” javën e kaluar.

Në anën tjetër Arsenali do të luajë para tifozëve të vet duke ditur se në ndeshjen e parë siguruan një fitore minimale me rezultat 1-0.

Pavarësisht ulje ngritjeve që kanë pasur ‘Topçinjtë’ së fundmi në Ligën Premier, të besuarit e Mikel Artetës llogariten favoritë për t’u kualifikuar tutje.

Kujtojmë se mbrëmë (e martë) Atletico Madridi dhe PSG-ja siguruan biletat e gjysmëfinales pasi eliminuan Barcelonën dhe Liverpoolin respektivisht.