Labinot Rexha kritikohet për fotografinë e fundit, ndjekësit e akuzojnë për përdorim të tepërt të ‘Photoshop’-it

Magazina

Labinot Rexha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fotografinë e fundit të publikuar gjatë pushimeve në Ulqin. Në imazhin e ndarë me ndjekësit, këngëtari shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Laureta Rexha, teksa të dy po shijojnë pushimet buzë detit. Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje nuk ishte destinacioni apo momenti romantik i çiftit, […]

Madhësia e shkronjave

Labinot Rexha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fotografinë e fundit të publikuar gjatë pushimeve në Ulqin.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, këngëtari shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Laureta Rexha, teksa të dy po shijojnë pushimet buzë detit.

Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje nuk ishte destinacioni apo momenti romantik i çiftit, por pamja e Labinotit.

Shumë ndjekës kanë vënë re se fiziku i tij në fotografi duket krejtësisht ndryshe nga paraqitjet e mëparshme publike, duke ngritur dyshime se imazhi është edituar.

Në seksionin e komenteve nuk kanë munguar kritikat, ku një pjesë e ndjekësve e kanë akuzuar këngëtarin për përdorim të tepruar të ‘Photoshop’-it dhe për ndryshimin e pamjes së tij përmes editimit të fotografisë.

Pavarësisht reagimeve të shumta, Rexha nuk ka bërë lëvizje rreth kësaj dhe se duket se ka qenë e qëllimshme.

Megjithatë, ai këtë verë ka njoftuar se është tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/