Kylie Jenner ka prezantuar fushatën më të re promovuese për markën e saj Kylie Cosmetics, duke zbuluar një koleksion prej tre parfumesh të rinj me emrin “Mood Stones”.
28-vjeçarja publikoi në Instagram një seri fotografish artistike, ku shfaqet me veshje në nuanca të bardha, bezhë dhe kafe, të kombinuara me një peizazh natyror shkëmbor.

Në njërën prej tyre ajo pozon me një fustan të bardhë transparent pa mëngë, ndërsa në një tjetër mban një komplet në ngjyrë të çelët me një fund ngjyrë nude, shkruan DailyMail.
Më pas, Jenner shfaqet edhe me një fustan gjysmë transparent në ngjyrë kafe të errët, si dhe me një fustan sateni në ngjyrë shampanje.
Koleksioni përfshin tre parfume: Cashmere Muse, i përshkruar si një aromë e freskët me nota bergamote, frangipani dhe myshk të kripur; Blush Wood, me nota trëndafili, lulesh të verdha dhe kedri; si dhe Velvet Brew, një aromë më intensive me nota lajthie, lulesh portokalli dhe kafeje.
Parfumet u lançuan në faqen zyrtare të Kylie Cosmetics më 30 korrik dhe do të jenë të disponueshme në dyqanet Ulta Beauty nga 2 gushti. Çmimet variojnë nga 29 dollarë (rreth 25 euro) deri në 68 dollarë (rreth 58 euro). /Telegrafi/





