“Ky titull ka një peshë më të madhe se trofetë”, Drilon Hajrizi me reagim pasi Trepça u shpall kampion

Sport

Kapiteni i KB Trepça, Drilon Hajrizi, ka reaguar me një mesazh emocional pas titullit të tretë radhazi kampion i Kosovës, duke treguar se ky sukses ka një domethënie shumë më të madhe sesa vetëm trofeu. Në një postim prekës, Hajrizi rikujtoi vitet e vështira të klubit, duke përmendur periudhën e vitit 2012 kur, sipas tij, […]

Madhësia e shkronjave

Kapiteni i KB Trepça, Drilon Hajrizi, ka reaguar me një mesazh emocional pas titullit të tretë radhazi kampion i Kosovës, duke treguar se ky sukses ka një domethënie shumë më të madhe sesa vetëm trofeu.

Në një postim prekës, Hajrizi rikujtoi vitet e vështira të klubit, duke përmendur periudhën e vitit 2012 kur, sipas tij, Trepça kishte talent dhe ëndrra të mëdha, por jo kushtet dhe bazamentin e nevojshëm për ta mbajtur klubin në majë.

Ai theksoi se rikthimi i Trepçës në elitë erdhi në një kohë kur vullneti ishte më i madh sesa mundësitë, ndërsa sot klubi ka ndërtuar organizim, mentalitet fitues dhe një kulturë që synon të zgjasë për shumë vite.

Por ky titull ka një peshë më të madhe se trofetë.

Sot, kur e shoh KB Trepçën në maje, më rikthehet në mendje viti 2012. Atëherë kishim talent, kishim zemër, kishim ëndërr… por jo bazamentin që e mban një klub gjallë në kohë. Kushtet ishin më të vështira dhe shpeshherë vetëm përkrahja e familjes na mbante në këmbë.

Në fakt, ne e rikthyem Trepçën në majë në një kohë kur vullneti ishte më i fortë se mundësitë!

Sot, kjo është ajo që më gëzon më shumë: Mitrovica nuk ka vetëm lojtarë të mirë. Ka organizim. Ka mentalitet fitues. Ka vizion. Ka një brez që po rritet duke besuar se cilësia duhet të sundojë.

Ka ardhë koha e ndërtimit të një kulture që do të zgjasë. Faleminderit të gjithë atyre që janë pjesë e këtij rrugëtimi.