Kuvendi i Kosovës zgjedh anëtarët e Bordit të RTK-së

Nacionale

Valmirë Thaçi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cërnobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirjan Himaj janë anëtarët e Bordit të ri të Radiotelevizionit të Kosovës, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Gjatë procesit të votimit ishin të pranishëm 105 deputetë, teksa 3 fletëvotime ishin të pavlefshme. Deputetja Albana Bytyqi lexoi rezultatet si më poshtë: Ndërkaq për anëtarët […]

Madhësia e shkronjave

Valmirë Thaçi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cërnobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirjan Himaj janë anëtarët e Bordit të ri të Radiotelevizionit të Kosovës, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

Gjatë procesit të votimit ishin të pranishëm 105 deputetë, teksa 3 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Deputetja Albana Bytyqi lexoi rezultatet si më poshtë:

Ndërkaq për anëtarët nga komunitetët serb dhe komunitetet jo shumicë, nuk ka kandidatë që kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme. Si pasojë do të rishpallet konkurs për ta.

“Kujtojmë se mandati i anëtarëve të Bordit të RTK-së bëhet me short sipas nenit 26, paragrafët 3 dhe 5, ligjit Nr. 04 L – 046 për RTK”, tha nënkryetari Ardian Gola.