Kurti pret në takim Von der Leyen, pas takimit konferencë për media

Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pas takimit, Kurti dhe Von der Leyen pritet të mbajnë konferencë për media. Para takimit me kryeministrin, Von der Leyen u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Vizita e presidentes së Komisionit Evropian […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit, Kurti dhe Von der Leyen pritet të mbajnë konferencë për media.

Para takimit me kryeministrin, Von der Leyen u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë vjen në një periudhë të ndjeshme politike, pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, disa qytetarë protestuan kundër Von der Leyen pas mbërritjes së saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. /Telegrafi/