Kurti me homazhe nderon jetën dhe veprën e Dacit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/810953-attachment-1024x768.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kurti me homazhe nderon jetën dhe veprën e Dacit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1333" height="1000" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/810953-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kurti me homazhe nderon jetën dhe veprën e Dacit"></p>Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, pranë arkivolit i cili po qëndron në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Së bashku me Kurtin në homazhe ishin edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli si dhe ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari. Ai</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, pranë arkivolit i cili po qëndron në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Së bashku me Kurtin në homazhe ishin edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli si dhe ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari.
Ai ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.
Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.