Kurti e nis fushatën për votat e mërgatës nga Oslo, pjesëmarrja e Ambasadores Luci në tubim partiak nxit reagime

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803440-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kurti e nis fushatën për votat e mërgatës nga Oslo, pjesëmarrja e Ambasadores Luci në tubim partiak nxit reagime" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803440-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kurti e nis fushatën për votat e mërgatës nga Oslo, pjesëmarrja e Ambasadores Luci në tubim partiak nxit reagime" loading="lazy"></p>Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është parë në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Oslo, ku mori pjesë edhe kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti. Tubimi vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Kurti ka zgjedhur të kërkojë votën e diasporës në Norvegji, një nga vendet e para</div>

Madhësia e shkronjave

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është parë në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Oslo, ku mori pjesë edhe kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.
Tubimi vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Kurti ka zgjedhur të kërkojë votën e diasporës në Norvegji, një nga vendet e para që ka targetuar.
Në opinionin publik ka pasur shumë reagime për pjesëmarrjen e ambasadores së Kosovës në Norvegji në një tubim partiaj.
Kjo pasi qartazi bie ndesh me ligjin, sipas nenit 32, Pika 1.5, e Ligjit për Shërbyesit e Jashtëm. Ky ligj ia ndalon rreptësisht asaj çfarëdo pjesëmarrje në aktivitete partiake “gjatë periudhës në shërbimin e jashtëm”.
Për pjesëmarrjen e saj ka pasur reagime, Vlora Çitkau nga PDK-ja ka thënë se ambasadat janë të Kosovës, jo të partive politike.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po përdor resurset shtetërore për qëllime elektorale.
“Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, ka thënë Çitaku.
Për pjesëmarrjen e Lucit në tubim të Vetëvendosjes, ka reaguar dhe Blerta Deliu nga PDK.
“Kur ambasadorja paraqitet në tubim të VV-së në Oslo, kush garanton se ambasada nuk po përdoret politikisht?”, ka thënë Deliu.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht pretendon një monopol të votës së diasporës, ndonëse në zgjedhjet e fundit nuk doli si partia e parë.
Së fundmi,  përmes KQZ-së. LVV kishte synuar që diaspora të votojë edhe jashtë ambasadave e konsullatave, gjë që u refuzua nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).