Kufizohet qarkullimi i kamionëve në autoudhë të mërkurën

Nacionale

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të mërkurën, më 5 gusht 2026, do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të […]

Madhësia e shkronjave

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të mërkurën, më 5 gusht 2026, do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, 5 gusht 2026, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. /Telegrafi/