Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi raportohet se po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Nacionale

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi është parë këtë të mërkurë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Siç raportohet, Thaçi është paraqitur për intervistim në këtë institucion. Megjithatë, nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyen e intervistimit apo cilësinë në të cilën është ftuar kryetari i Obiliqit. Telegrafi ka kontaktuar me […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi është parë këtë të mërkurë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Siç raportohet, Thaçi është paraqitur për intervistim në këtë institucion.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyen e intervistimit apo cilësinë në të cilën është ftuar kryetari i Obiliqit.

Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale për të marrë më shumë informacione dhe është në pritje të përgjigjes së tyre. /Telegrafi/