Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në Turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026” në Sofje

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825480-kryeministri-kurti-uron-donjeta-sadikun-per-triumfin-ne-turneun-nderkombetar-te-boksi69a58c2d35e5c.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kryeministri-kurti-uron-donjeta-sadikun-per-triumfin-ne-turneun-nderkombetar-te-boksit-“strandja-2026”-ne-sofje" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825480-kryeministri-kurti-uron-donjeta-sadikun-per-triumfin-ne-turneun-nderkombetar-te-boksi69a58c2d35e5c.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kryeministri-kurti-uron-donjeta-sadikun-per-triumfin-ne-turneun-nderkombetar-te-boksit-“strandja-2026”-ne-sofje"></p>Kryeministri Albin Kurti ka uruar Donjeta Sadikun për triumfin në Turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026” në Sofje, e ku thotë se ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksierëve shumë cilësor. Postimi i plotë: Donjeta, mund kampionen e botës, fiton medaljen e artë! Donjeta Sadiku ka triumfuar në Turneun ndërkombëtar të</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Donjeta Sadikun për triumfin në Turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026” në Sofje, e ku thotë se ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksierëve shumë cilësor.
Postimi i plotë:
Donjeta, mund kampionen e botës, fiton medaljen e artë!
Donjeta Sadiku ka triumfuar në Turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026” në Sofje. Ajo fitoi sërish medaljen e artë. Këtë herë kundër kampiones së botës, boksieres nga Brazili, Rebeca Santos de Lima, në kategorinë – 60 kg.
Ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksiereve shumë cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti.
Nën udhëheqjen e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta ka shfaqur një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme në finale e madhe kur mundi kampionen e botës dhe gjatë të gjitha ndeshjeve.
“Strandja” njihet si turneu më i vjetër dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator botëroe. Sivjet u mbajt edicioni i 77-të.
Ky është viti i dytë me radhë që boksierja nga Kosova fitoi turneun, në gjurmët e të madhit Mehmet Bogujevci i cili e fitoi medaljen e artë në vitin 1977 po në këtë turne.