Krasniqi flet për paraqitjet e Kosovës në disiplinën e karatesë dhe boksit

Sport

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili foli për sukseset e delegacionit kosovar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, si dhe për përgatitjet drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Krasniqi ka […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili foli për sukseset e delegacionit kosovar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, si dhe për përgatitjet drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Krasniqi ka folur tutje edhe për paraqitjet e Kosovës në disiplinën e karatesë dhe boksit, duke nënvizuar punën e palodhshme të sportistëve tane si dhe duke u shprehur optimist se në të ardhmen mund të presim medalje nga këto dy disiplina.

“Për fat të keq, sporti i karatesë ende nuk është sport olimpik, kjo na sanksionon pak, sepse kemi brumë mjaft të mirë në karate”.

“Po të kishte me qenë sport olimpik, normal që kishim prit medalje edhe nga karateja, mirëpo në këto paraqitje që po i bëjmë në Lojërat Mesdhetare dhe nëpër garat tjera, po shihet që karateja veç ka filluar t’i afrohet medaljeve të rëndësishme”.

“Islam Selmani është edhe nënkampion bote. Është një arritje jashtëzakonisht e madhe për një karate ku konkurrenca është shumë e madhe”, ka deklaruar Krasniqi.

Episodin e plotë me Ismet Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/