Ismet Lushaku gjen rrjetën në Suedi, realizon gol të bukur ndaj AIK-ut

Sport

Mesfushori Ismet Lushaku ka shënuar një gol shumë të bukur për Vasteras në Superligën e Suedisë. Vasteras bëri një përmbysje të madhe ndaj AIK-ut, ndërsa për golin e tretë u përkudes përfaqësuesi i Kosovës. Pas një driblimi të bukur, Lushaku me një goditje precize e dërgoi topin në kënd të portierit për të mos i […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori Ismet Lushaku ka shënuar një gol shumë të bukur për Vasteras në Superligën e Suedisë.

Vasteras bëri një përmbysje të madhe ndaj AIK-ut, ndërsa për golin e tretë u përkudes përfaqësuesi i Kosovës.

Pas një driblimi të bukur, Lushaku me një goditje precize e dërgoi topin në kënd të portierit për të mos i dhënë asnjë mundësi për ta ndalur.

Përndryshe, Lushaku disa herë ka qenë në listën e gjerë të Kosovës, por ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare./Telegrafi/