KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805700-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="850" height="638" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805700-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit" loading="lazy"></p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ka refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe. Anëtari i KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi është deklaruar kundër certifikimit të Listës Serbe. “Unë jam kundër te certifikimit të Listës Serbe bashkë me kanditatët</div>

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ka refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe. Anëtari i KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi është deklaruar kundër certifikimit të Listës Serbe.
“Unë jam kundër te certifikimit të Listës Serbe bashkë me kanditatët e tij”, tha ai.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi për numrin e personave që votuan për dhe kundër
“Për tre, kunder dy gjashtë abstenim. Atëherë refuzohet certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe”, ka thënë ai.
Për certifikimin e Listës Serbe, Vetëvendosja votuan kundër, abstenuan PDK, LDK, AAK edhe 2 anëtarët nga komunitetet joserbe.