Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim pa gola në udhëtim te Izraeli, sfidë që u zhvillua në stadium neutral në Hungari, më saktësisht në Debrecen.
“Dardanët” nuk arritën ta tregonin të njëjtën lojë si ndaj Irlandës, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-0.

Izraeli fillimisht e nisi më mirë për të krijuar disa aksione, por që Amir Shaipi me super pritje ua mohoi golin.
Kosova pastaj rrezikoi me një goditje të Lumbardh Dellovës nga distanca mirëpo nuk e konkretizoi.
Edhe në pjesën e dytë, vendasit e nisën më mirë për të krijuar disa raste shënimi por që Shaipi ishte në vendin e duhur.
Ritmi i Kosovës u rrit me inkuadrimin e dyshes Milot Rashica e Edon Zhegrova, megjithatë mbrojtja izraelitet rezultoi të jetë e padiskutueshme.
Kësisoj, Kosova pas tre xhirove ka katër pikë, tri më pak se Austria që është lider, njëkohësisht kundërshtari ynë këtë të diele./Telegrafi/





