“Duam fitore ndaj Austrisë”, Fisnik Asllani komenton barazimin ndaj Izraelit si dhe objektivat e radhës

Sport

Sulmuesi Fisnik Asllani është ndarë i lumtur me barazimin pa gola ndaj Izraelit. Ai në një intervistë për “Klan Kosova” ka deklaruar se rezultati ishte i drejtë dhe tani duhet fokusuar te Austria. “Besoj që rezultati është në rregull. Ne patëm shanse, Izraeli gjithashtu. Dyjat kemi mujt me dhanë gol. Ka qenë 50-50, tash duhet […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi Fisnik Asllani është ndarë i lumtur me barazimin pa gola ndaj Izraelit.

Ai në një intervistë për “Klan Kosova” ka deklaruar se rezultati ishte i drejtë dhe tani duhet fokusuar te Austria.

“Besoj që rezultati është në rregull. Ne patëm shanse, Izraeli gjithashtu. Dyjat kemi mujt me dhanë gol. Ka qenë 50-50, tash duhet të rigjenerohemi dhe të përgatitemi për Austrinë”.

“Normalisht jem me ekip ambicioz. Kem plot lojtarë që e kanë mentalitetin me fitu, por futboll nuk është aq lehtë. Tash të fokusohemi me Austrinë dhe të luajmë mirë”.

Ai shtoi se synimi i Kosovës është fitorja, pavarësisht që nuk do të jetë e lehtë.

“Besoj që i kemi të gjithë të gatshëm, të gjithë e kanë treguar. Të gjithë janë gati me përfaqësuar Kombëtaren, është ndjenjë e mirë për secilin lojtar”.

“Të rigjenerohemi pastaj të japim maksimumin. Me secilin kundërshtarë e synojmë fitoren. Lojën e parë e kemi humbur 3-1, tash duam në Prishtinë fillimisht të bëjmë një lojë të mirë dhe pastaj rezultati vjen mirë”.

Përndryshe, përballja do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00./Telegrafi/