Ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Bruksel se Kosova kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian dhe është e gatshme të ecë përpara në procesin e integrimit mbi bazë të meritës.
Konjufca theksoi se ky proces duhet të nënkuptojë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

“Gjithashtu, ne duam të kemi një trajtim të barabartë dhe të drejtë nga BE-ja, ne si Kosovë jemi gati të lëvizim dhe të avancojmë brenda këtij kuadri të procesit bazuar në merita. Në të njëjtën kohë, ajo që mendojmë është se çfarë do të thotë në të vërtetë ky proces bazuar në merita është që Kosova të ketë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE”, theksoi ai.
Sipas tij, hapi i parë i këtij procesi është pyetësori i BE-së.
Për dialogun me Serbinë, Konjufca theksoi se Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë konstruktive në dialog, por dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë konstruktive në dialog, por dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Le të fillojmë duke pasur pyetësorin, ky është hapi i parë. Pres me shumë optimizëm rezultate konkrete”, është shprehur ai.
Në lidhje me sigurinë rajonale, Konjufca “ajo që në të vërtetë po minon arkitekturën e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë Evropës, është ndikimi i keq i Rusisë në rajonin tonë”.
“Prandaj mendoj se një Bashkim Evropian i bashkuar dhe i zgjeruar duhet të shihet gjithmonë nga perspektiva e nevojës strategjike”, tha Konjufca./rtk/





