Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, punëtorët e N.P. Komunalia Bujanoc po vazhdojnë angazhimin e tyre në terren, duke kryer detyrat e përditshme për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe rendit në Bujanoc.
Nga kjo ndërmarrje bëhet e ditur se puna nuk ndalet as në ditët me shi, ndërsa ekipet mbeten të përkushtuara në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e mjedisit.

Në të njëjtën kohë, Komunalia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë obligimet e tyre financiare ndaj ndërmarrjes, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për funksionimin e rregullt të shërbimeve publike.
Sipas tyre, përmbushja e detyrimeve nga të dyja palët është thelbësore për një qytet më të pastër dhe më të rregullt./BujanociNet/




