Trajneri i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka publikuar listën me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë “Tulipanët” në Kupën e Botës 2026.
Ndër emrat më interesantë të përfshirë në skuadër janë rikthimi i Marten de Roon pas më shumë se dy vitesh, si dhe debutuesit Crysencio Summerville dhe Mats Wieffer.
Krahasuar me Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, skuadra holandeze ka pësuar ndryshime të mëdha, me plot 13 emra të rinj në listë.
Lojtarët që nuk janë më pjesë e ekipit janë portieri Justin Bijlow, mbrojtësit Daley Blind, Jeremie Frimpong, Lutsharel Geertruida, Matthijs de Ligt, Stefan de Vrij dhe Ian Maatsen, mesfushorët Jerdy Schouten, Joey Veerman dhe Georginio Wijnaldum, si dhe sulmuesi Joshua Zirkzee.
Në listë është përfshirë edhe Guus Til pas paraqitjeve të mira me PSV Eindhoven gjatë sezonit.
Mungesat më të komentuara janë ato të Frimpongut dhe Geertruidas, megjithëse ky i fundit do të vazhdojë të stërvitet me ekipin kombëtar për shkak të gjendjes fizike të Jurriën Timber, i cili është përfshirë në listë pavarësisht se nuk ka luajtur prej dy muajsh.
Ashtu siç ishte raportuar më herët, në skuadër janë rikthyer edhe Memphis Depay dhe Justin Kluivert, të cilët së fundmi kanë kaluar probleme me lëndime.
Portierët: Bart Verbruggen (Brighton), Robin Roefs (Sunderland), Mark Flekken (Bayer Leverkusen).
Mbrojtësit: Denzel Dumfries (Inter), Jurriën Timber (Arsenal), Virgil van Dijk (Liverpool), Micky van de Ven (Tottenham Hotspur), Nathan Aké (Manchester City), Jorrel Hato (Chelsea), Jan Paul van Hecke (Brighton), Mats Wieffer (Brighton).
Mesfushorët: Ryan Gravenberch (Liverpool), Frenkie de Jong (Barcelona), Tijjani Reijnders (Manchester City), Teun Koopmeiners (Juventus), Marten de Roon (Atalanta), Guus Til (PSV Eindhoven), Quinten Timber (Marseille).
Sulmuesit: Donyell Malen (Roma), Memphis Depay (Corinthians), Cody Gakpo (Liverpool), Wout Weghorst (Ajax), Justin Kluivert (Bournemouth), Brian Brobbey (Sunderland), Crysencio Summerville (West Ham United), Noa Lang (Napoli/Galatasaray). /Telegrafi/






