Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar i riu nga Kosova i cili ishte ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Horgosh.
Koci këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook.
I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh.
Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur.
Djaloshi është i lindur në vitin 1997. Pothuajse moshatar me djalin tim. Ndoshta edhe për këtë arsye, këtë rast e përjetova pak më ndryshe.
Me rëndësi është që tash është i lirë.






