Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4

Nacionale

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës. Qeveria e re u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim. Pas votimit të Qeverisë, 15 anëtarë të kabinetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, […]

Madhësia e shkronjave

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.

Qeveria e re u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas votimit të Qeverisë, 15 anëtarë të kabinetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre si deputetë të Kuvendit, pasi një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të ministrit apo anëtarit të Qeverisë.

Si rrjedhojë, mandatet e liruara nga ministrat pritet t’u kalojnë kandidatëve të tjerë nga lista e LVV-së, raporton Telegrafi.

Deputetët e rinj të LVV-së pritet të jenë:

Ndryshe, përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti.

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim: Fikrim Damka

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare: Andin Hoti

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike: Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrulla Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi

Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: Mimoza Kusari

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri

Me votimin e Qeverisë së re, Kuvendi ka bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa në proces mbetet edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës.

Megjithatë PDK-ja ka bërë të ditur se në kërkesën që synon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese do të përfshijë jo vetëm çështjen e konstituimit të Kuvendit, por edhe formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/